News & Updates
-

Dialogu strategjik, Albanians for America: Koha për një kapitull të ri në aleancën Kosovë–SHBA
‘Shqiptarët për Amerikën’, edhe njëherë janë aktivizuar. Ata po duan fillimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjino Mulliqi, nga shoqata ‘Shqiptarët për Amerikën’, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se politikanët e Kosovës duhet të lëvizin në drejtim të SHBA-së dhe kërkesave të saj.
-

Shqiptaro-amerikanët përfaqësohen edhe në koalicionin e Evropës Qendrore
Organizata “Albanians For America” (AFA) (“Shqiptarët për Amerikën”), e përfaqësuar nga Doc Vranici, ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill në Uashington.
Ky koalicion, i themeluar në vitin 1994 dhe i përbërë nga 18 organizata, synon forcimin e partneritetit të SHBA-së me rajonin dhe avancimin e një Evrope të lirë, të sigurt dhe demokratike. Gjatë takimeve në Kongresin amerikan, AFA së bashku me organizatat partnere ngriti çështje strategjike si agresioni rus ndaj Ukrainës, situata në Gjeorgji, sanksionet ndaj Rusisë dhe rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
-

27-vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, kërkohet përgjegjësi për krimin
Organizata Albanians For America ka përkujtuar Agronin, Mehmetin dhe Ylli Bytyqin në 27-vjetorin e vrasjes së tyre, duke bërë thirrje që autorët dhe urdhërdhënësit e ekzekutimit të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë të dalin para drejtësisë.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, në njoftimin e tyre thuhet se ata u ekzekutuan mizorisht nga strukturat shtetërore serbe, pasi që paraprakisht ishin arrestuar dhe dënuar me burg nga autoritetet e Serbisë.
-

SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilitetin në Kosovë
Komiteti i Shërbimeve të Armatosura i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (HASC) ka miratuar Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2027 dhe e ka përcjellë projektligjin e politikës së mbrojtjes me vlerë rreth 1.15 trilion dollarë drejt shqyrtimit të mëtejmë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Miratimi i këtij projektligji erdhi pas një seance maratonike, gjatë së cilës u shqyrtuan rreth 900 amendamente, ndërsa votimi përfundimtar në komitet përfundoi me rezultatin 44–12, me mbështetjen e të gjithë republikanëve dhe pothuajse gjysmës së demokratëve.
-

Self sërish kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO, Rubio riafirmon angazhimin e SHBA-së në Ballkan
Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Kongresin amerikan, Keith Self, ka përdorur kohën e tij gjatë një seance dëgjimore me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për të theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Kosovë, Luginën e Preshevës, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, Self e përshkroi rajonin si “jashtëzakonisht të brishtë” dhe nënvizoi se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë të rajonit.
-

Op Ed nga Albanians for America: Sa më parë Kosova në NATO, më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor
Anëtarësimi i Kosovës në NATO përveç se një prioritet shtetëror, është domosdoshmëri dhe garanci e stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Zhvillimet në aspektin e sigurisë në Evropë dhe rritja e mundësive për t`u përballur me situata të komplikuara në sferën e sigurisë, e shtrojnë nevojën që ky proces të mos zvarritet, por të përshpejtohet. Sa më parë që Kosova të jetë në NATO, më shumë siguri do të ketë në Ballkanin Perëndimor. Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të Kosovës kanë treguar mjaftueshëm urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
-

Delegacioni i “Albanians For America” në takim me kandidatin republikan për Kongres, Chris Gober
Në takim morën pjesë Doc Vranici, Adrian Doko, Nino Rata dhe Gino Mulliqi, ku u diskutua për vizionin e Gober për zhvillimin e teknologjisë në ShBA, me fokus në inteligjencën artificiale, robotikë, eksplorimin e hapësirës dhe sigurinë kombëtare.
Sipas organizatës, bashkëpunimi i deritanishëm me Gober ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin e saj, ndërsa u theksua edhe rëndësia e forcimit të lidershipit amerikan në fushat e inovacionit dhe teknologjisë së avancuar.
-

Kongresisti amerikan: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe të ruhen të drejtat e shqiptarëve
Kongresisti amerikan Keith Self zhvilloi sot në Maqedonia e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe liderë të opozitës shqiptare, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, pozitën e shqiptarëve dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Në takimin me përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore shqiptare morën pjesë Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, të cilët paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e fituara të shqiptarëve.
-

Vizita bipartizane e kongresistëve amerikanë, dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-ve për shqiptarët
Nga të gjitha vizitat ndërkombëtare që janë bërë në Kosovë në dekadat e fundit, pak prej tyre bartin simbolikën, peshën politike dhe mesazhin strategjik, sikurse vizita e dy kongresistëve amerikanë, Keith Self (republikan) dhe Suhas Subramanyam (demokrat). Kjo vizitë do të zhvillohet me kërkesë të organizatës Albanians for America dhe është sinjal i qartë dhe i fuqishëm i mbështetjes bipartizane amerikane në një kohë kur rajoni ynë përballet me sfida të mëdha sigurie dhe zhvillimi.
Vizita vjen në një kohë përcaktuese për Kosovën. Për pak ditë, qytetarët e Kosovës do t`i drejtohen kutive të votimit, porse cilido që të jetë rezultati, raporti me SHBA-të do të vazhdojë të jetë krucial për rrugën euroatlantike të Kosovës.
-

Me kërkesë të organizatës Albanians for America, Kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizitojnë Kosovën dhe Luginën e Preshevës:
Albanians for America: Vizita e Kongresmenëve në Kosovë e Luginë e koordinuar me organizatën tonë
Organizata “Albanians for America” ka njoftuar se vizita e kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, nga 26 deri më 28 maj, është koordinuar me organizatën e tyre.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të zhvillojë takime me institucionet shtetërore, autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
-

Vizita e kongresisteve amerikanë në Preshevë
Këto reagime dhe mesazhe mirëseardhjeje pasqyrojnë rëndësinë që komuniteti shqiptar i kushton ruajtjes së lidhjeve të forta me përfaqësues dhe aleatë në Shtetet e Bashkuara, si një mënyrë për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfaqësohet në nivel ndërkombëtar.
Në këtë frymë mirëseardhjeje është veçuar edhe mesazhi i kryetares Ardita Sinani, e cila theksoi:
“Mirë se vini në Luginën e Preshevës. Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit Amerikan. Një moment historik për Luginën.”
-

Albanians for America zhvillon takime ne Washington për avansimin e çështjeve shqiptare
Delegacioni i organizatëa Albanians for America, i udhëhequr nga Doc Vranici dhe i përbërë nga Gino Mulliqi, Nick Mehmeti dhe Nino Rata, ka zhvilluar një seri takimesh të nivelit të lartë në Washington, D.C., me fokus forcimin e mbështetjes për çështjet shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe diasporën shqiptaro-amerikane.
Gjatë agjendës treditore në Capitol Hill dhe në United States Department of State, delegacioni zhvilloi takime me senatorë, kongresmenë, këshilltarë për siguri kombëtare dhe ekspertë të politikës së jashtme amerikane.
-

Organizata “Albanians for America” zhvilloi takime në Washington
Delegacioni i organizatës “Albanians for America” (AFA), i udhëhequr nga Doc Vranici, ka zhvilluar një seri takimesh në Washington me senatorë, kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë, me fokus avancimin e çështjeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mbështetjes për komunitetin shqiptaro-amerikan.
Delegacioni, ku bënin pjesë edhe Gino Mulliqi, Nick Mehmeti dhe Nino Rata, realizoi takime në Kongresin Amerikan, Senat dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
-

AFA: Sulmi terrorist në Banjskë mbetet një nga rastet më serioze
Sulmi terrorist në Banjskë mbetet një nga rastet më serioze të viteve të fundit, ndërsa Serbia vazhdon të refuzojë pranimin e përgjegjësisë dhe ekstradimin e Milan Radojçiqit dhe grupit të tij te drejtësia kosovare, ka thënë organizata “Albanians for America”, në reagimin për prezantimin në Senatin amerikan të SERBIA Act.
Albanians for America mirëpret prezantimin në Senatin e Shteteve të Bashkuara të SRBIJA Act nga senatorët Chuck Grassley dhe Richard Blumenthal, pas mbështetjes bipartizane që kjo nismë ka marrë tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve.
-

Serbia nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës nga foltorja e OKB-së
Përpjekja e Serbisë dhe e presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, për ta rishkruar historinë u shfaq hapur nga foltorja e OKB-së, përpara liderëve botërorë, në kundërshtim të plotë me faktet dhe të drejtën ndërkombëtare.
Vučić bëri atë që, sipas këtij editoriali, bën më së miri: përhapi të pavërteta, e paraqiti Serbinë si viktimë dhe vazhdoi me retorikën kërcënuese.
Ai e ndërtoi një pjesë të madhe të fjalimit të tij mbi akuzat kundër vetë Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar Kartës së OKB-së si mjet për të sfiduar autoritetin e organizatës, ndërsa në të njëjtën kohë shprehu pakënaqësi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 27 vjet më parë, e cila u pasua nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga afro 120 shtete.
-

Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales
Komuniteti shqiptar në Texas, të hënën në orën 13:00, sipas kohës lokale, do të zhvillojë një protestë në Austin kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Komuniteti shqiptar në Texas është ndër komunitetet aktive shqiptare në SHBA, me angazhim të vazhdueshëm në jetën publike, kulturore dhe komunitare të shtetit.
Protesta synon të shprehë kundërshtimin e komunitetit shqiptar në SHBA lidhur me vendimin e gjykatës dhe ta rikujtojë rolin e UÇK-së për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe për lirinë e Kosovës.
Ndryshe, kongresisti amerikan nga Texas, Keith Self, dy ditë para shpalljes së aktgjykimit, më 14 shtator, shprehu shqetësimin për ndikimin e mundshëm të “anshmërisë politike” në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Hagë.
-

Albanians for America: Aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së është i padrejtë, lufta e Kosovës ishte luftë për liri
“Nuk pajtohemi me këtë aktgjykim dhe e konsiderojmë të padrejtë ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Për Albanians for America, një gjë duhet të mbetet e qartë: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës. UÇK-ja u ngrit në rrethanat e një regjimi represiv dhe të dhunshëm serb, kur qytetarët shqiptarë të Kosovës u përballën me vrasje, dëbime, shkatërrime dhe krime të rënda. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet”, thuhet në komunikatë.
Ky aktgjykim nuk duhet të shndërrohet në një gjykim të luftës së një populli për liri, as të krijojë një ekuivalencë historike dhe morale ndërmjet luftës çlirimtare të Kosovës dhe aparatit shtetëror serb, i cili ushtroi dhunë dhe kreu krime mbi popullsinë civile.
-

AFA pas seancës në Kongres: Kosova partnere strategjike e SHBA-së
Organizata Albanians for America (AFA) ka reaguar pas seancës së sotme në Kongresin amerikan për sigurinë dhe sfidat rajonale në Ballkanin Perëndimor, duke e vlerësuar si të rëndësishme vëmendjen e shtuar të SHBA-së ndaj rajonit.
Në reagim, AFA thekson se kryetari i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, e cilësoi paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor si një shqetësim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së.Sipas AFA-së, Self foli edhe për Serbinë, duke kritikuar refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës, nderimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe ndikimin në rritje të Kinës dhe Rusisë.
-

Dëgjimi në Kongresin Amerikan lidhur me orientimin politik të Uashingtonit dhe çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të martën, më 15 shtator, një dëgjim me temën “Politika e SHBA-së dhe sfidat rajonale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Telegrafi.
Dëgjimi është planifikuar të nisë në orën 10:00 sipas kohës lokale në Washington dhe do të mbahet në ndërtesën Rayburn të Dhomës së Përfaqësuesve.
Diskutues i vetëm i paralajmëruar për këtë seancë është Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.
-

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga pasivizimi te përjashtimi institucional
Pozita e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është vështirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Pasivizimi i adresave, pengesat në qasjen në institucionet publike, mungesa e përfaqësimit proporcional, problemet në arsim, pengesat në furnizim me libra në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave tregojnë një politikë sistematike diskriminuese, të cilën Serbia po e zbaton ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Politika të tilla krijojnë presion të vazhdueshëm mbi shqiptarët dhe e bëjnë më të vështirë jetën, punësimin dhe qëndrimin e tyre në vendlindje. Në planin afatgjatë, ky presion rrezikon ta përshpejtojë zbrazjen e këtyre komunave nga popullsia shqiptare.
-

AFA pas takimit me Prattipatin: Të rifillojë Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA
Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i përbërë nga Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të AFA-së, gjatë takimit palët riafirmuan partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
“Diskutimet u përqendruan në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, avancimin e sektorit të energjisë, përfshirë projektet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), si dhe krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve strategjike”, thuhet në njoftim.
-

Delegacioni i AFA-s takoi Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i udhëhequr nga Gino Mulliqi, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin me diasporën shqiptaro-amerikane, zhvillimet në rajon dhe çështje me interes për kombin shqiptar.
Gjatë takimit, Mulliqi shprehu mirënjohjen për vizitën dyditore që Presidenti Begaj zhvilloi në prill të këtij viti në Dallas/ Texas, duke theksuar se kjo vizitë shënoi një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në atë shtet. Ai vlerësoi qasjen e afërt të Presidentit me bashkatdhetarët dhe mesazhin e fuqishëm të mbështetjes që kjo vizitë përcolli për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
-

Albanians for America kërkon hapjen e arkivave serbe për të zbardhur fatin e të zhdukurve
Organizata "Albanians for America" ka vlerësuar se hapja e arkivave ushtarake dhe policore të Serbisë është thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1,600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe për vendosjen e drejtësisë për viktimat.
Në një opinion të publikuar së fundmi, organizata thekson se afro tri dekada pas përfundimit të luftës, mijëra familje vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, ndërsa hetimet e fundit në Kalludrën e Vogël dhe Jabukë kanë rikthyer në vëmendje nevojën urgjente për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës dhe fshehjes sistematike të provave.
-

Kosova nuk është Krimea, dhe solidariteti nuk kërkon heshtje
Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, Kosova ka qëndruar fuqishëm në mbështetje të Ukrainës, jo për të siguruar ndonjë favor diplomatik, por sepse sovraniteti, integriteti territorial dhe papranueshmëria e ndryshimit të kufijve me forcë duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.
Rikonfirmimi i Presidentit Volodymyr Zelenskyy në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën ngre, rrjedhimisht, një pyetje të domosdoshme: A mund të mbrohet sovraniteti në mënyrë selektive?
Pavarësia e Kosovës nuk ishte rezultat i pushtimit apo aneksimit nga një shtet tjetër. Ajo erdhi pas vitesh represioni sistematik, lufte, spastrimi etnik, ndërhyrjes së NATO-s, administrimit nga Kombet e Bashkuara dhe një procesi ndërkombëtar për përcaktimin e statusit të saj. Nuk ka bazë historike apo juridike që Kosova të barazohet me Krimenë, Donjeckun apo Luhanskun.
-

Albanians for America kërkon llogaridhënie nga Serbia
Albanians for America mirëpret prezantimin në Kongresin Amerikan të “Supporting the Rule of Law, Building Institutional Justice, and Accountability Act” SRBIJA Act, dhe përshëndet anëtarët e Kongresit që po kërkojnë më shumë llogaridhënie nga Qeveria e Serbisë.
Ky legjislacion dërgon një mesazh të qartë dhe të rëndësishëm: Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbyllin sytë përballë regresit demokratik, korrupsionit, dobësimit të institucioneve të pavarura, shtypjes së protestuesve paqësorë apo politikave që dëmtojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.